Ikona palestineze e modës Bella Hadid është shpallur “Modelja e vitit” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “British Fashion Awards 2022” që u mbajt në Royal Albert Hall të Londrës.
Bella ka arritur të triumfojë ani pse të nominuar ishin yjet më të mëdhenjë të pasarelave të modës, duke përfshirë Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse.
Bella bashkë me motrën e saj, Gigi Hadid po vazhdojnë të mbajnë reputacionin e tyre duke bashkëpunuar me markat më eminente të modës dhe të dyja bashkë numërojnë mbi 130 milionë ndjekës në Instagram.
Evenimenti i organizuar nga aktorja dhe aktivistja Jodie Turner-Smith, kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në ballë të ndryshimit dhe inovacionit.