×
  • Vip
  • Vip

    Bella Hadid flet sërish për betejën me shëndetin mendor

    FrontOnline
    18 Janar 2022

    Bella Hadid thotë se problemet e saj për shëndetin mendor janë fajtorë përse ajo nuk ka përdorur një stilist personal “për një kohë të gjatë”.

    Duke folur për WSJ Magazine, supermodelja 25-vjeçare zbuloi se ishte “në një vend kaq të çuditshëm mendërisht” sa që ishte vërtet e ndërlikuar për të “të dilte nga shtëpia dhe të vendoste të vishej, veçanërisht me ankthin se fotografët janë jashtë dhe të gjitha këto”.

    “Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo jo, nuk ka rëndësi, sepse është stili im. Kur dal nga shtëpia në mëngjes, ajo që mendoj është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë në këtë dhe a ndihem rehat?”, u shpreh modelja.

    Modelja e ‘Victoria’s Secret’ foli më parë për shëndetin e saj mendor përmes Instagramit vitin e kaluar, duke zbuluar se ajo ka “vuajtur nga depresioni dhe ankthi ekstrem” për pjesën më të madhe të jetës së saj si adoleshente dhe e rritur.

    Hadid gjithashtu shpjegoi për WSJ pse vendosi nëntorin e kaluar të postonte një seri ‘selfie’ të vetes duke qarë.

    “Do të kisha episode vërtet depresive dhe nëna ime ose mjeku më pyesnin se si isha dhe në vend që të përgjigjesha me mesazhe, unë thjesht do t’u dërgoja atyre një foto”, tha ajo.

    “Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha. Isha vetëm në dhimbje torturuese dhe dobësuese mendore dhe fizike, dhe nuk e dija pse. Kjo ishte gjatë tre viteve të fundit”, zbuloi ajo, duke shtuar se kur postoi fotot, ishte për t’u siguruar që kushdo që ndihej kështu e dinte se është në rregull të ndiheni ashtu.

    Hadid tha për median se shpreson që ndjekësit e saj ta dinë se ndërsa gjërat “duken kaq bukur” në Instagram, “në fund të ditës, ne të gjithë jemi njësojë”.

    “Ndihesha sikur ishte mirë për mua të isha në gjendje të them të vërtetën time. Dhe në një moment nuk isha në gjendje të postoja më foto të bukura. E kisha tejkaluar”, shpjegoi ajo.
    Hadid ka rrëfyer se ka pasur ditë të mira dhe ditë të këqija, por tha se nuk është penduar për sa shumë ka shpërndarë në rrjetet sociale.

    “Duke ecur jashtë, duke qenë në gjendje të kujtoj se ka kaq shumë njerëz që kalojnë gjëra dhe kanë modele të ngjashme me mua, kjo më bën të ndihem më mirë. Nuk e di nëse kjo nuk është ajo që njerëzit duan në Instagram, dhe kjo është në rregull. Nuk kam pse të jem përgjithmonë në Instagram”, tha modelja.

    Nga Rubrika
    Vip19 Nëntor 2024
    Banoret e Big Brother VIP Kosova 3, Lela dhe Xheneta, kanë diskutuar kthimin e saj me biletën e fatit në shtëpi. Lela...
    Vip19 Nëntor 2024
    Pas natës Prime të mbrëmshme, Xheneta ka pasur një diskutim me Rovenën. Xheneta është shprehur se pas kthimit të saj, nuk do...
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Lela ka pasur një sërë pyetjesh për Leo lidhur me sfidën e Prince Caffe të disa...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e...
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar  vendimin e...
    Kronika19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i dënuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj Gërvallës...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.