Derisa shokët e tij në Përfaqësuesen e Belgjikës po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, mesfushori Adnan Januzaj po shëtitet nëpër kafiteri të Prishtinës, shkruan Zeri.info.
Futbollisti nga origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit së bashku me ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.
Ish-mesfushori i Manchester United, i cili luan në Spanjë me Real Sociedadin, nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Belgjika për Euro 2020.
Belgjika në dy ndeshjet e para ka arritur pikë të plotë (6).
Januzaj (26-vjeçar) vite më parë e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota.