Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Europian EURO20.
‘Djajtë e Kuq’ fituan 3 me 0 kundër Rusisë, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin ‘St Petersburg’.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë, me anë të: Romelu Lukakus (10’të) dhe Meunier (34’të).
Kurse një gol i vetëm u shënua në pjesën e dytë. Realizator ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e tij të dytë personal.
Me fitore, Belgjika kryeson tabelën e Grupit B, me tre pikë – aq sa ka Finlanda që mposhti minimalisht Kombëtaren e Danimarkës (1-0).