×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Belgët detyrohen t’i fshehin cigaret nëpër dyqane

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Një vendim i ri që hyri në fuqi më 1 prill në Belgjikë, e ndalon ekspozimin e cigareve dhe duhanit në dyqane.

    Qëllimi është që të kufizohet deri në maksimum vizibiliteti i cigareve dhe produkteve tjera të varësisë, me shpresën se do të ketë sa më pak blerës të tyre.

    Statistikat e qeverisë belge thonë se të paktën dy banorë në vend vdesin në orë nga pasojat e duhanit.

    Vendimi i ri ka shqetësuar shitësit në dyqanet e veçanta të duhanit e cigareve.

    Qytetarët kanë mendime të ndryshme për ndalimin e ekspozimit të cigareve e duhanit nëpër shitore.

    Vendimi i qeverisë thotë se duhani nuk ndalet dhe se të gjitha produktet janë të qasshme, por vetëm kur kërkohen nga blerësit. Sipas ministrit të shëndetësisë, ideja është që kur një konsumator të hyjë në shitore për diçka tjetër, të mos rrëmbehet nga joshja për të blerë duhan e cigare, madje as ato elektronike, nëse i sheh ato. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Jaguar Land Rover do të ndalojë dërgesat e makinave të saj të prodhuara në Britani në Shtetet e Bashkuara për një muaj,...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar. Një nga organizatorët...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”. Bëhet e ditur se varrimi i të...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘‘Skënderbe’’ për protestën që është thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës. Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.