Gjinekologia Flora Belegu thotë për RTV Dukagjinin se nga sot në Klinikën e Gjinekologjisë është krijuar një repart operativ i ndarë që do të trajtojë edhe pacientët me COVID-19.
Belegu thotë se katër paciente në Gjinekologji janë të prekura me COVID-19.
“Tri janë shtatzëna ndërsa njëra është lehonë. Gjendja e të trijave që janë shtatzënë është stabile dhe po trajtohen edhe me oksigjeno terapi”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Gjinekologia thotë se gjatë verës është shtuar numri i grave që lindin.
“Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara kemi pasur 41 lindje. Lodhje po ka por rastet duhet kryer”.
Belegu thotë se pos një rasti që ka përfunduar me fatalitet, rastet tjera që kanë qenë të prekura me coronavirus janë kryer me sukses.