Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 për shpalljen si “Qytetar Nderi” të Halil Kastratit dhe boksierit Haxhi Robin Krasniqi.
Ai ka thënë se ka dashur që ky çmim të ju ndahet të dy personaliteteve në datën e sotme, pasi që është edhe ditë e veçantë.
“Krasniqi ka deklaruar ende pa ardhur në Skenderaj se titullin si kampion bote ia kushton të rënëve të familjes Jashari”, ka thënë i pari i Skenderajt.
Jashari ka thënë se që nga paslufta, këtë vit fluksi i qytetarëve ka qenë më i madh se viteve të kaluara.