Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, e cila dje ka vendosur që t’i ndajë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit.
“Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”, ka shkruar Bekim Jashari në llogarinë e tij në Facebook.
“U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, ‘Urdhrin e Lirisë’, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat”, tha ai.
Statusi i plotë:
U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.
Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.
Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne.
Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari.
I dashur mixhë, të paqim gjatë, të presim me padurim!
Gëzuar festat e Nëntorit!