Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në nderim të Epopesë së UCK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë.
Jashari në homazhet që bëri në Marinë ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, drejtorët dhe nga punonjës të tjerë të Komunës së Skenderajt.
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jashari bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.