Pas humbjes së shumëpërfolur nga Drenica (2:0) në fundjavë, presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka “shpërthyer” në akuza dhe kritika në drejtim të gjyqtarëve, pro edhe ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi.
Duke komentuar nivelin e referimit, si pasojë e kësaj, Zeka ka thënë se Prishtinës i janë vjedhur dy tituj, raporton FrontOnline.
Më tutje, ai i ka kërkuar debat televiziv Ademit në lidhje me këtë temë.
Gjithashtum Zeka ka zbuluar edhe kohën kur i kishte ndihmuar Ademit të bëhej kryetar i FFK-së, teksa thotë se e shpëtoi nga një “kurth”.
“Ende pa u varrosur Fadil Vokrri, Agim Ademin e kanë dërguar për në Rusi, i kanë bërë kurth”, ka thënë Zeka në “Dueli Sportiv”, përcjell FrontOnline.
“Megjithatë, unë e kam shpëtuar. Kam qenë njeriu i parë që e kam bërë këtë”, zbuloi ai./FrontOnline/