Deputeti i zgjedhur nga radhët e AKK-së, Bekë Berisha ka folur rreth raportimeve se burri i ish ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla kishte vjedhur vota në dobi të saj.
Berisha në Pressing të T7 tha se reagimi i tij ishte bërë me qëllim për të kërkuar drejtësi për kolegen e tij e cila sipas tij u akuzua në mënyrë brutale.
“Dikush po më keqkupton po mendojnë që e kam për vete une veç po du me reagu për kolegët e mijë, kam reagu sepse e kam parë të drejtë”, tha Berisha
“Rasti i fundit me Melizën me ka shqetësu sepse është kolege e jona, akuzat ishin brutale s’dishin me u ndalë, ajo ëshë femër, e detyruan me jep dorëheqje, kur të fol ligji munden me debatu. Reagova sepse plot kandidatë kanë bërë ankesa, mu duk e rrugës me reagu, kur bëhet fjaltë për kolegët e mijë, detyra e atij që është i zgjedhur është me reagu”, shtoi ai.