×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: Pesë vrasje në dhjetë ditë përbën alarm

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Ish-kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për valën e tragjedive që ka tronditur Kosovën, duke theksuar se pesë jetë të humbura në vetëm dhjetë ditë janë një shifër tronditëse që pasqyron një realitet të hidhur në shoqërinë tonë.

     

    Ai ka theksuar se, megjithëse çdo rast ka motive të ndryshme, të gjitha e kanë një përfundim të përbashkët: tragjedi dhe dhimbje për familjet e viktimave.

    ‘’Pesë jetë të humbura në vetëm dhjetë ditë është një shifër tronditëse që pasqyron një realitet të hidhur në shoqërinë tonë si Kosovë. Çdo rast dallon dhe dyshohet se ka motive të ndryshme, por me një përfundim të përbashkët: tragjedi dhe dhimbje për familjet e viktimave’’, tha Berisha.

    Berisha ka përmendur gjithashtu vrasjen e policit të shtetit, ku dyshohet se dorasi është i ri, duke e lidhur këtë ngjarje me një krizë të thellë shoqërore, ku dhuna është bërë përgjigjja për çdo problem. Ai ka theksuar se kjo situatë nuk është thjesht një statistikë, por një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet, shoqëria dhe çdo individ.

    ‘’Të gjitha këto raste edhe rasti i fundit i vrasjes së një polici të shtetit, ku po dyshohet se dorasi është i ri tregojnë për një krizë të thellë shoqërore, ku dhuna është bërë përgjigjja për gjithçka. Kjo nuk është thjesht statistikë, është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet, shoqëria dhe secili prej nesh’’, tha për FrontOnline Berisha.

    Sipas Berishës pa një veprim të shpejtë dhe të vendosur, këto dhjetë ditë të errëta mund të përsëriten.

    “Drejtësia duhet të veprojë, edukimi duhet të forcohet dhe ne si shoqëri duhet të refuzojmë dhunën si zgjidhje. Përndryshe, këto dhjetë ditë të errëta do të përsëriten përsëri,” ka përfunduar Berisha.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.