Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një kërkesë për deputetët në seancën e sotme, në të cilën po diskutohet për të pagjeturit.
Ai iu ka kërkuar deputetëve të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike .
“Kjo është një çështje e ndjeshme që po folim sot, edhe pajtohna me gjitha që u thanë prej deputetëve edhe për kritika, mirëpo nuk janë të gjitha gjërat në dorën tonë, e dëgjova Uranin më herët tha, çka keni nevojë me iu ndihmu, për këto familjet e të pagjeturve dhe për të gjithë qytetarët, e kam një kërkesë për deputetë, me votu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, mundeni me votë me na ndihmu. Është dimër dhe qytetarët kanë nevojë” ka thënë Berisha.