Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është përgjigjur rep artistit kosovar, Genc Prelvukaj, i cili tha se më e udhës është që të zgjidhet si presient një që “i dhëmbin sytë nga leximi e dija, sesa një që i dhemb trupi nga plagët e luftës”, duke aluduar kështu për Ramush Haradinajt.
Berisha e ka pyetur Prelvukajn nëse e ka fjalën për Veton Surroin, Haki Abazin e Shkëlzen Maliqin.
“Po të kuptoj ! Veton Surroi, Haki Abazi, Shkelzen Maliqi. Janë qasi të meqëm?”, ka qenë komenti i Berishës.
Por, Prelvukaj ia ka sqaruar se nuk e kishte fjalën për asnjërin prej tyre.
“Asnjë nga këta të tre nuk do të ishte opsion i duhur. Ka tjerë”, ka qenë përgjigja e Prelvukajt.
Ndryshe, Berisha përgjatë seancës së djeshme ka folur për çështjen e presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.Berisha në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.Ai madje tha se president duhet të jetë ai që e pranon mendimin ndryshe të secili intelektual.
“Unë nuk besoj në karma, nuk jam budist, jam shqiptar, e besoj në zot. Kosovës i duhet dikush që kur ndërron koha i dhem trupi prej plagëve, Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile mënon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në vorr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual e pranon, dikush që i nënshtrohet drejtësisë”, tha Berisha./Gazeta Express/