Banorët e Big Brother VIP Kosova e shijuan sot pak edhe pishinën.
Mc Beka u dha këshilla se si mund të qëndrohet më gjatë pa frymë në ujë, duke u kërkuar kështu Artanit, Gresës e Anës, të cilët gjendeshin bashkë me të në pishinë, të garojnë se cili mund të qëndrojë më gjatë pa marrë frymë në ujë.
Të tre e pranuan sfidën.
Ana, s’mundi të qëndronte as dy sekonda me kokën nën ujë, por as Gresa s’është që ndenji edhe gjatë. Ndërkaq, Artani vendosi që të bënte pak hile, e futi kokën në ujë, vetëm pak para se Beka ta nxirrte kokën jashtë.
Mirëpo, këtë hile nuk e hëngri fituesi i garës.
Beka qëndroi plot 1 minutë pa frymë në ujë.