Valon Behrami është duke e menduar pensionimin nga futbolli aktiv.
Futbollisti nga Kosova i cili luan te Genoa, nuk pritet të jetë edhe gjatë në futboll, shkruan FrontOnline.
Mediat në Itali raportojnë se ish-reprezentuesi i Zvicrës është duke e menduar pensionimin, por që ka një “problem”.
Ky “problem” lidhet me ofrimin e kontratës së re nga Genoa në drejtim të tij.
Genoa i ka ofruar kontratë të re njëvjeçare Behramit, pasi klubi italian vazhdon të besojë se futbollisti shqiptar.
Ndryshe, 35-vjeçari është paraqitur në 25 ndeshje në Serie A këtë edicion./FrontOnline/