Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas vizitës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Skenderaj.
Kurti i cili në Skenderaj shkoi nën përcjelljen e zyrtarëve policor, nuk u prit mirë nga qytetarët.
Lidhur me këtë gjë, Behramaj ka thënë se njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është për t’u përdorur në Drenicë, e as në fushatë.
“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është për t’u përdorur në Drenicë. Nuk është për t’u përdorur as për fushata politike. Ata që me Njësi Speciale ia mësynin më herët Drenicës, që dy dekada janë dëbuar në Serbi”, ka shkruar ai në një postim në ”Facebook”.
Më tutje Behramaj tha se është e pandershme që të nxitet urrejtje ndaj Drenicës për një grusht votash në Prishtinë.
“Është tepër e pandershme të nxitet urrejtje ndaj Drenicës, sa për një grusht votash më shumë në Prishtinë. Populli nuk e harron trajtimin që ua kanë bërë Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tij./FrontOnline/
https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158996381986670