Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Për triumfin e këtij edicioni, skuadrën e Zekirija Ramadanit i ka uruar edhe ish-presidenti dhe deputeti i Kosovës nga AKR-ja, Behgjet Pacolli.
Në rrjetin social “Facebook”, Pacolli i ka uruar Prishtinës sukses edhe në garat ndërkombëtare.
Urimi i plotë i Pacollit:
“Nga zemra uroj FC Prishtinën, tifozët e saj dhe kryeqytetin për titullin kampion në Super Ligën e Kosovës. Titulli kampion mbas disa vitesh është tregues se futbolli i bukur që ka përcjell FC Prishtinën me dekada po kthehet përseri aty ku e ka vendin. Uroj që FC Prishtina të na gëzoj në garat Evropiane.
Urime Prishtinë!“./FrontOnline/
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/314472806708284?__cft__[0]=AZVDqirSid6eSuKQdGhM7p0J1HwFvyk2UL5AdI0RqAU_B8cys15MbMqaE3L8FB-7A2FVGNGgxSGo16vflUz_gpJjPjpmtDJrSoKUxF46v9Qb_siB7qxa0rnlPHYIb5NPmliHkrvjTcrCwqOBWIgei0rQV84FIk1-AG1MXs5nXpiSreLNG5b2TXBgrSPorsWFJ_M&__tn__=%2CO%2CP-R