Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, i ka mundësuar djalit të tij që të luajë shah me kampionin e botës, Anatoli Karpov.
Pacolli ka publikuar një fotografi të tyre në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se loja e tyre ka nisur që nga ora 11:00, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
“Sot (nga ora 11.00) djali im Isa po luan lojën e tij të shahut me kampionin absolut të botës, Anatoli Karpov në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Zhenevë (Genève)”, ka shkruar Pacolli.