Është bërë virale një video e këngëtares Çiljeta në TikTok, duke shitur petulla të cilat i gatuan vetë.
Artistja ka zgjedhur që t’i bashkohet me raste ekipit të saj pasi ajo ka hapur një biznes për ushqime të shpejta, i cili gjendet në sheshin Skënderbej.
Shumë njerëz e kanë shpërndarë momentin ku Çiljeta shihet duke shërbyer e gatuar, duke e cilësuar atë si modeste dhe nënë shembullore, njofton Kalnkosova.tv.