Deamishel ishte banorja që hapi mbrëmë (e shtunë) ‘Kutinë e Pandorës’ në Big Brother VIP Albania.
Si një gjë të mirë, ajo kishte për të takuar gjyshen e saj, me të cilën ka treguar disa herë se ruan një raport shumë të ngushtë.
Me këtë rast nga takimi i tyre u bë virale një pjesë, ku thuhet sikur gjyshja ia dhuroi një letër fshehurazi biondes.
Për shumë u cilësua si një letër që mund të ketë ndonjë informacion, e të tjerët spekuluan se ishte thjesht një faculetë.
Kjo tanimë po bën xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në çdo platformë të mundshme sociale.