×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet mbjellja e 1,000 fidaneve në Gjilan

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në eventin e mbjelljes së 1,000 fidaneve në komunën e Gjilanit.

    Mbjellja u bë bashkarisht nga zv. Ministri Ramadani me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, drejtorin e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Cihan Dinçer dhe nëkryetarin nga radhët e komuniteteve të Komunës së Gjilanit, Abdylkadër Hyseini.

    Zëvendësministri Ramadani falënderoi Ambasadorin Sakar për donacionin, si dhe për bashkëpunimin e pandërprerë mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

    Mes tjerash, zëvendësministri Ramadani tha se ky projekt është mbështetje edhe për projekte të ngjashme të pyllëzimit dhe krijimit të hapësirave të gjelbra që po i zhvillon Ministria e Bujqësisë përmes Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

    Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar tha se ky projekt është pjesë e urës së miqësisë mes dy popujve, në vazhdën e bashkëpunimit të mirë në sferën e bujqësisë dhe përtej.

    Fidanët e mbjellur janë donacion i ambasadës turke, në nder të 11 nëntorit, ditës së pyllëzimit në Republikën e Turqisë e cila sivjet festohet nën moton “Fryma e së ardhmes”, ndërsa u mbollën tek “Lapidari i Dëshmorëve” në Gjilan.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.