Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, humanisti Halil Krastrati, kampioni e boksit, Haxhi Krasniqi dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku kanë bërë nderime tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Sylejman Selimi, deputeti Bekim Haxhiu, gjeneral dhe eprorë tjerë të UÇK-së kanë bërë nderime , në përvjetorin e 65-të të ditëlindjes të komandant Jasharit.
Ai së bashku me vëllaun e tij Hamzën, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Adem Jashari mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titulli “Hero i Kosovës” u dha në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës./FrontOnline/