Me fitoren e djeshme ndaj Llapit (1:3), Prishtina e ka marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.
Fjalë të mëdha për kryeqytetasit ka dhënë edhe Granit Begolli, shkruan FrontOnline.
Ish-drejtori sportiv i Prishtinës ka thënë se skuadra e Zekirija Ramadanit është me plotë meritë në krye të tabelës.
“Kur Prishtina ishte minus 14 pikë shumica nuk e llogaritnin Prishtinën për titull, madje as për Kupë. Kthesa e madhe e Prishtinës ishte tek ndeshja me Drenicën në sezonin vjeshtor”, ka deklaruar Begolli në “Ekipa A” në ATV.
“Mendoj që Prishtina me plotë meritë është në vendin e parë, duke e shtuar se ka edhe orarin e favorshëm”, tregoi ai.
“Prishtina është shumë afër titullit të parë pas tetë viteve”, shtoi ish-futbollisti i njohur./FrontOnline/