Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar dy ndeshjet e para miqësore të muajit qershor.
“Dardanët” fillimisht mposhtën San Marinon më 1 qershor me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, tri ditë më vonë Kosova mposhti 1-2 Kombëtaren e Maltës në Austri.
Analisti dhe ish-drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar katër golat e Vedat Muriqit në përballjen ndaj San Marinos.
Në një mënyrë ai e ka kritikuar Vedat Muriqin, duke thënë se është dashur t’ia lë mundësinë të tjerëve.
“Jemi e vetmja kombëtare pa objektiva. Në këso lojë Muriqi i realizon katër gola. Pse nuk ja jep mundësinë dikujt tjetër të shënon. Messi i shënon dy gola, tjetrin ia lë dikujt tjetër”, deklaroi Begolli në emisionin “Ekipi A” në ATV.