Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook.
Më tutje është bërë e ditur se Begaj me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.
E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar më tutje ai.