×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj Kosovës

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, trupi diplomatik, përfaqësues politikë nga Kosova, etj.

    I pari i shtetit shqiptar, Bajram Begaj riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim evropian.

    Sipas Presidentit, është pikërisht kjo dita dhe momenti ku duhet të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës.

    Presidenti nënvizoi se ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare.

    “Kosova ka pasur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë. Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE. Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon.”, nënvizoi Begaj.

    Sipas tij, nga udhëtimi ynë për  pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i AAK-së , Daut Haradinaj ka insistuar se FSK-së i ka humbur njëri dron i blerë nga Turiqa. Haradinaj ka thënë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj, deklaroi se shqiptarët asnjëherë në mijëvjeçarin e fundit nuk kanë qenë më të...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur në lidhje me mundësinë që deputeti Haki Abazi t'i bashkohet koalicionit që e udhëheq. "Do...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Shqipëria feston sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, 112 vjetorin e pavarësisë. Tradita kërkon që gjithsecili brenda apo jashtë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar. Shala thotë për “Front...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.