Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e kreut të shtetit shqiptar për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ndërkohë pritet që aty të mbërrijë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ose përfaqësues të kësaj force politike.
Të gjithë drejtuesit e partive të vogla opozitare do të konsultohen mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme, ku kreu i shtetit do të dëgjojë propozimet e tyre.
Më pas ai do të vijojë konsultimet me partitë e tjera për të zgjedhur një datë të pëlqyeshme për forcat politike.
Pas këtyre takimeve, kreu i shtetit do të ketë takim të enjten me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Për dy forcat më të mëdha politike është parashikuar që t’i zhvillojë konsultimet ditën e hënë, më 25 nëntor.
Pas përfundimit të konsultimeve presidenti Begaj do të vendosë një datë konkrete dhe do të shpallë dekretimin e saj.
Data e zgjedhjeve pritet që të jetë ose në fund të muajit prill ose dy të dielat e fillimit të muajit Maj. Por kjo do të mësohet pas vendimit që do të marrë presidenti Begaj.