Në mesin e shumë urimeve për fitoren e re të presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, është edhe ai i kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begajt.
Nëpërmjet një postimi në “X”, presidenti i Shqipërisë, i ka uruar Sandus suksese në drejtimin e Moldavisë.
“Urime presidente, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë. Ju uroj suksese në drejtimin e Moldavisë në rrugës e saj evropiane. Shqipëria qëndron me Moldavinë”, ka shkruar Begaj.