Pas rezultateve të dobëta në javët e fundit, Arbëria e Dobrajës po lufton për ekzistencë në Superligën e Kosovës.
Në fundjavë, skuadra nga Lipjani humbi 0:1 nga Trepça ’89, shkruan FrontOnline.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka deklaruar mbrëmë se ka dëgjuar të është thënë se “Arbëria duhet të bie nga elita pasi është klub i katundit”.
“I kemi dëgjuar fjalët se Besa duhet të bie nga liga sepse luan me fëmijë dhe Arbëria duhet të bie sepse është klub i katundit. Por, futbolli është vlerë universale dhe luajnë të gjithë, mua si sportist më vjen keq për këto gjykime”, ka thënë Morina në “Dueli Sportiv”.
“Ata po e gjykojnë një klub që ka bërë më të mirën e mundshme, ka bërë histroi duke hyrë në histori duke hyre në Superligë”, tregoi ai.
“Me kapacitetet që ka, pa stadium, pa fushë, por me një organizim të mirë dhe lojtarë cilësorë, këtë nuk e meritojmë”, përfundoi Arbnor Morina./FrontOnline/