×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ishte i ftuar në emisionin SOL me Adelina Hasanin, ku foli edhe për ndikimin që ka pasur puna në Kombinatin Trepça në jetën e tij.

    Hamza tregoi se puna e tij e parë ishte pikërisht në Trepçë, aty ku më herët kishte punuar edhe babai i tij.

    Gjatë emisionit, ai ndau një moment të rëndësishëm nga jeta e tij profesionale, duke kujtuar për herë të parë kushtet e vështira të punës në shkritore.

    “Kur shkova për të vizituar procesin e prodhimit, atëherë pashë për herë të parë vendin ku kishte punuar fillimisht babai im. Ai kishte punuar në shkritore. Xehja dilte në formë të zjarrtë, në temperatura prej mijëra gradësh. Pashë djersën e punëtorëve dhe veshjet e tyre të punës dhe kuptova se babai im më kishte treguar që pikërisht në atë vend të punës, ku shkrihej dhe prodhohej xehja, ai kishte punuar për 12 vite”, tha Hamza.

    Ai theksoi se kjo përvojë i dha një mësim të rëndësishëm për sakrificat dhe përkushtimin e nevojshëm për të mbajtur një familje dhe për të arritur qëndrueshmëri.

    “E kuptova sa e vështirë ishte puna, sa shumë djersë dhe sakrificë duhej për të krijuar të ardhura, për të zhvilluar familjen dhe për ta mbajtur atë. Aty kuptova se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur është dhunuar nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin...
    Lajme01 Janar 2025
    Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por me ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat do të jenë nga -7°C deri...
    Lajme01 Janar 2025
    Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka bërë të ditur për FrontOnline se katër milionë pasagjerë kanë shfrytëzuar...
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Vitit të Ri 2025. Postimi i tij: Mirë...
    Lajme01 Janar 2025
    Sot, nga 1 janari bota ka hyrë në vitin 2025, duke hapur një tjetër faqe të re në kalendarin e saj. Ky...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Me qëllim që festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës në veri ka hartuar plan operativ edhe...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Vitin e Ri 2025. Ajo ka postuar në Facebook një fotografi familjare. “Me dëshirën...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    80 për qind e Porto Rikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur pa rrymë në vigjilje të Vitit të Ri....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.