×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, për të cilën ka thënë se është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike.

    Hamza ka thënë se do ta krijojë një agjenci One-Stop-Shop për t’i përshpejtuar dhe lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë në energjinë e rinovueshme. Kjo agjenci, Hamza ka thënë se do t’u shërbejë edhe qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore për shtëpitë, bizneset apo fermat e tyre, duke u ofruar zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.

    “Energjia e ripërtërishme është perspektiva, është e ardhmja dhe potencialet ekzistojnë. Ajo që duhet të bëjmë është t’i thjeshtojmë procedurat. Duhet të krijojmë një agjenci one-stop-shop. Sot, për të pasur kapacitete të reja gjeneruese në fushën e energjisë së ripërtërishme, nevojiten 26, 27 apo edhe 28 dokumente. Pse të mos i thjeshtojmë këto? Pse të mos i bëjmë në një vend? Gjithashtu, duhet t’i japim mundësi sektorit privat që të investojë, në mënyrë që të kemi kapacitete të mjaftueshme të energjisë elektrike, sidomos të energjisë së ripërtërishme dhe të rrisim potencialin e investimeve në sektorin privat”, ka thënë Hamza.

    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se sonte ka takuar anëtarët e nëndegës së PDK-së në...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës...
    Lajme08 Janar 2025
    Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy vëllezër nga Kruja janë arrestuar nga policia, pasi njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash, katër...
    Lajme09 Janar 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kenë kujdes në trajtimin e mbeturinave,...
    Lajme09 Janar 2025
    Një aksident mes katër veturave në fshatin Shushicë të Istogut ka lënë të lënduar shtatë persona. Rastin për Front Online e ka...
    Vip09 Janar 2025
    Ka vazhduar diskutimi mes Drilonit dhe Vullnetit për paratë që fitohen nga çmimi i madh I Big Brother VIP Kosova 3. Pasi...
    Lajme09 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe. Në vendim thuhet se...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-kandidati i për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi me bashkëpunëtorë janë rikthyer në PDK. Lajmin e ka bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.