×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri.

    I shoqëruar nga Kryetari i Vushtrrisë, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ka punuar më shumë njerëz që ta përgatis një program sa më të prekshëm dhe sa më të duhur për qytetarët e Kosovës.

    “Që sa vite flasim për sigurimet shëndetësore. Njerëzit nuk i kanë sigurimet shëndetësore. Nuk i ka policia, nuk i ka ushtria, nuk i ka arsimi, nuk e ka vetë shëndetësia dhe nuk i kanë shtresat shoqërore. Duhet me ndodhë funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Përveç kësaj, digjitalizimi i shëndetësisë, që nënkupton një ndërlidhje prej kontrollave ambulantore, deri te kontrollet specialistike. Krijimi i databazës për pacientin prej ambulantave deri në spitale specialistike, që kur të shkojë një pacient te mjeku, ai e ka komplet historikun e vet. Kam me e dyfishu, minimumi kam me e dyfishu buxhetin për barna”, ka thënë Hamza.

    Kandidati për kryeministër i PDK-së ka premtuar se do ta bëjë edhe Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën.

    “Sëmundjet që nuk presin, sulmet e ndryshme, aksidentet, plagosjet… nuk mundet pacienti me prit, nuk ka afat ai me shku me transport deri në Prishtinë. Kjo duhet me u bë në regjionet e Kosovës”, ka thënë ai.

    Hamza ka premtuar edhe rritje të pagave në shkallë prej 50 % për personelin shëndetësor, duke u zotuar se këtë do ta bëjë në fillim të mandatit të tij qeverisës.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Sllovenisë/Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes, Natasha Pirc Musar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka reaguar pas kërcënimit ndaj kryetarit të AAK-së,...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Austria dhe Kosova evidentojnë angazhimin e përbashkët për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve, njofton Ministria e Arsimit,...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetaren e Federatës...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Rihanna ka marrë së fundmi një autograf epik nga këngëtarja Mariah Carey. Artistja dhe një grup i madh i njerëzve morën pjesë...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Polemika mbi çështjen e grimit, patën sot Vullneti dhe Sara. Sipas Vullnetit make-up është intervenim mbi natyralitetin, transmeton klankosova.tv. Me këtë vlerësim...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Drenusha ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj veprimeve të mbrëmshme të Gjestit. Ajo thotë se ai e shqetësoi ndërsa po bënte gjumin,...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Chloe Bailey dhe Burna Boy thuhet se janë në një lidhje. 26-vjeçarja është parë teksa mbërriti në Lagos, Nigeri dhe që atëherë...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Gjesti ka shkaktuar situatë komike kur po jepte mendimin e tij mbi preferencën e një gruaje të grimosur ose jo. Në temën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.