×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Përkrahja për bizneset dhe punëtorët është prioritet në qeverinë time

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me bizneset në Gjilan.

    Hamza ka thënë se bizneset rrallë e marrin mirënjohjen që ju takon për atë që bëjnë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

    “E di që nuk janë të shumtë ata që ua thonë se ju jeni themeli i shtetit të Kosovës dhe se sukseset e Kosovës e ushqejnë dhe e mbajnë gjallë shtetin e Kosovës. Unë jam një nga ata që e di shumë mirë këtë dhe prandaj është kënaqësi të kem mundësinë t’ua them këtë. Programi im për qeverinë e ardhshme të Kosovës e ka një nga shtyllat kryesore përkrahjen për biznesin privat”, ka thënë Hamza.

    Ai ka thënë se zotimi i parë i tij është që të përmirësohet barra tatimore për bizneset.

    “Ne do ta ndryshojmë praktikën e deritanishme të pagesës së TVSh-së për mallrat e importuara në kufi, e cila i ka ngarkuar bizneset ta paguajnë TVSh-në para se ta shesin produktin, praktikë kjo e padrejtë për bizneset. Do ta transferojmë mbledhjen e TVSh-së brenda Kosovës, në mënyrë që biznesi ta paguajë TVSh-në pasi ta ketë shitur produktin”, ka thënë Hamza.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 10 mijë euro, përjashtuar aktivitetet e shërbimeve si avokatura apo konsulenca, do të jenë të liruara nga tatimi.

    “Për më tepër, bizneset e shërbimeve me qarkullim vjetor ndërmjet 10 mijë euro dhe 30 mijë euro do të tatohen bazuar në fitimin real pas zbritjeve të lejuara”, ka thënë Hamza.

    Ai ka treguar se bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.

    Po ashtu, Hamza ka treguar se do ta shfuqizojë edhe ligjin aktual për tatimin në pronë, për të siguruar barrë të përballueshme tatimore për familjet dhe bizneset.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.