Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video nga një takim me bujq në Komunën e Istogut.
Hamza ka thënë se duke e rritur prodhimin vendor, ne i zëvendësojmë produktet e importit dhe e përmirësojmë bilancin tregtar.
“Rritja e prodhimit vendor mundëson ushqime më të lira, më të freskëta dhe më të mira për qytetarët tanë. Duke e rritur prodhimin vendor, ne i zëvendësojmë produktet e importit dhe e përmirësojmë bilancin tregtar. #MaMirë me prodhime vendore.”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.