×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, ka thënë se prioriteti kryesor i programit të tij është zhvillimi ekonomik.

    Hamza theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti miqësor për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

    “Nuk jam i fokusuar vetëm te pronarët e bizneseve, por përmes përmirësimit të kushteve për ta synojmë t’i përmirësojmë edhe kushtet e punëtorëve”, tha Hamza.

    Në kuadër të planeve për mbështetjen e punëtorëve, Hamza u zotua të krijojë Fondin e Papunësisë, i cili do t’i ndihmojë ata që humbasin vendet e punës.

    “Në rast se dikush humb vendin e punës, që të mos jetë i detyruar të kalojë në asistencë sociale për 6 muaj do t’i jepen 80% e pagës së fundit të garantuar, deri sa të ristrukturohet apo të gjejë një vend të ri pune”, shpjegoi Hamza.

    Përveç kësaj, ai foli edhe planin e tij për krijimin e Gjykatës së Punës, e cila do t’i trajtojë vetëm çështjet e kontratave të punës dhe mosmarrëveshjet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.

    “Nëse dikush humb vendin e punës dhe pas pesë vitesh fiton një të drejtë, atëherë ajo është një e drejtë e vonuar”, tha Hamza, duke theksuar nevojën për drejtësi të shpejtë dhe efikase për punëtorët.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pas shpalosjes së listës së kandidatëve për dpeutetë nga Vetëvendosje – ku ende s’kanë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngushtë me komunën e Prishtinës dhe çdo komunë të Kosovës. Hamza...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që veteranëve të luftës t’iu mohohet e drejta për...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelilii, ka thënë që është e tmerrshme mendësia e kryeministrit Albin Kurti që prokuroria t’i...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook....
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka pozuar bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka folur lidhur me situatën në veri të vendit. Ai u shpreh se nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.