Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar rreth mundësisë së hyrjes së PDK-së në Qeverinë “Hoti”, raporton Front Online.
Ai tha se nuk janë duke pritur te dera që dikush t’u thotë ejani në Qeveri.
“Nuk jemi tu prit të dera që dikush të na thotë ejani në Qeveri. Zgjedhjet e para një viti na kanë dërguar në opozitë. Nuk dmth që na po ndihemi mirë që i kemi humbë zgjedhjet, por kjo periudhë jo shumë e gjatë na ka ndihmuar me reflektu me u merr me vetvetën”, tha Hamza./Front Online