×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Elezi: Kosova po ballafaqohet me rrezik të madh sigurie, nevojiten veprime urgjente

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për performancën e tyre gjatë katër viteve të fundit, duke e konsideruar situatën e sigurisë si shumë problematike.

    Ai ka deklaruar se “situata e sigurisë publike në Republikën e Kosovës ka degraduar shumë seriozisht,” dhe ka shtuar se “ditëve të fundit kemi pasur shumë raste që kanë shqetësuar qytetarët.”

    ‘’Situata e sigurise publike ne republikën e Kosovës ka degraduar shumë seriozisht, madje ditëve të fundit kemi pasur shumë raste të cilat vertet kanë shqetsuar qytetarët’’ potencon Elezi.

    Për Elezin, kjo është një pasqyrë e performancës së dobët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë kontribuar në “cenimin e sigurisë publike” dhe kanë shkaktuar një klimë pasigurie të vazhdueshme.

    ‘’Performanca e dobët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë është vetë cënimi i sigurisë publike në republikën e Kosovës. Jemi dëshmitarë të asaj se dënimet janë shumë të ulta, ka poashtu dyshime se në Kosovë mund tē blihet liria, dhe kështu shumë qytetarë të cilët e kanë konsideruar mundësinë e blerjës së lirisë kanë marrë veprime për kryerjen e veprave penale’’ shprehet ai.

    Një pikë tjetër e rëndësishme që ai e thekson është dënimi i ulët që shqiptohet për krime dhe dyshimet se në Kosovë mund të “blihet liria”, një fenomen që, sipas tij, ka inkurajuar individë të caktuar që të kryejnë vepra penale.

    ‘’Vlen të theksohet edhe fakti se shume persona me precedent penal janë lënë të lirë dhe poashtu paraqesin rrezik serioz për sigurinë publike. Numri i madh i posedimit tē armëve pa leje nga persona inkompetent mbetet problem serioz i sigurisë publike’’ Shton tutje Elezi.

    Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin Albin Kurti për faktin se ai “nuk i është përgjigjur prokurorisë së shtetit,” një veprim që Elezi konsideron si një dështim të institucioneve të drejtësisë dhe një nxitje për qytetarët që të mos respektojnë autoritetin e ligjit.

    ‘’Kryeministri i republikën së Kosovës Albin Kurti, nuk i është përgjigjur prokurorisë së shtetit, ky rast ka ndikuar jashtëzakonisht në sigurinë publike, ngase shumë qytetarët janë inkurajuar për të mos i përgjigjën institucioneve të dretsisë. Institucionet kompetente, duhet urgjentisht të ndermarrin veprime konkrete operative për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjith qytetarët’’ përfundoi Bedri Elezi.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    Lajme31 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor...
    Lajme31 Mars 2025
    Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.