Bebe Rexha është hapur për “problemet” e saj me dashurinë për veten dhe “luftimet e vazhdueshme për peshën”. Bukuroshja shqiptare thotë se është “xheloze për ato vajza që gjithmonë duken perfekte”.
Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë e sinqertë në lidhje me problemet me peshën dhe moshën në industrinë e muzikës, dhe kohë më parë ajo kritikoi stilistët për refuzimin për t’ia punuar fustanin për ceremoninë e çmimeve Grammy, për shkak të for,ave të plota të trupit të saj, si dhe kritikimin e një ekzekutivi të muzikës i cili i tha asaj se ishte “shumë e vjetër për të qenë seksi”.
Dhe krijuesja e hitit ‘Baby, I’m Jealous’ ka pranuar se ndërsa ajo dëshiron të jetë një “mbretëreshë e aftë” që duket gjithmonë mirë, ajo ka probleme me “dashurinë për veten” dhe “luftimet e vazhdueshme për peshën”.
“Unë kam pasur probleme me dashurinë ndaj vetvetes dhe luftime të vazhdueshme për peshën. Unë dua të jem kjo mbretëreshë në formë që duket perfekte gjatë gjithë kohës, por është e vështirë për mua. Kam probleme me dashurinë për veten dhe jam xheloze për ato vajza që gjithmonë duken perfekte ”.
Ajo ka folur edhe për romancën e saj me regjisorin Keyan Safyari. “Po shkon shkëlqyeshëm. Ai është një djalë vërtet i mirë dhe më respekton. Ai respekton karrierën time dhe më mbështet. Çfarë mund të kërkoja më shumë?”, tha ajo./FrontOnline/