Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur Vitin e Ri 2022 në Los Angeles.
Ajo u kthye në vendin e yjeve, pak ditë pasi qëndroi për festat e fundvitit te familja e saj në New York.
Ashtu siç i ka ngacmuar fansat me disa fotografi nga studio, Bebe Rexha ka lënë të kuptohet se është duke punuar për albumin e tretë të saj.
Në këto imazhe, ajo mund të shihet me një dukje mjaft atraktive me syze portokalli, teksa merr poza në veturën e saj.
Këto janë fotografitë e parë që artistja e hitit “I’m a mess” ka publikuar në rrjetet sociale këtë vit.
Vetëm pak javë më parë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) tregoi anën e saj emocionale, përmes një videoje të hedhur në TikTok.
@beberexha Honest update.
Ajo u shpreh se vitin e kaluar kishte shtuar shumë peshë dhe ishte në peshën më të madhe që ka qenë ndonjëherë në jetën e saj – dhe se kjo është ndër arsyet se pse ka publikuar më pak fotografi gjatë vitit 2021. /