Këngëtarja Bebe Rexha ka xhiruar një video për Tik Tok në të cilën në një gjendje të lënduar dhe pa grim, ajo shpjegon për fansat e shumtë se si ndihet aktualisht dhe pse nuk po publikon si më parë.
“Nuk mendoj se kam peshuar më shumë. Nuk jam rehat të ndaj numrin e saktë, por ndihem e neveritur në trupin tim”, tha ajo.
Ajo e ka titulluar videon me ‘lajme të sinqerta’ dhe ka shpjeguar se thjesht nuk mund t’i shijojë plotësisht pushimet. “Nuk dua t’ju them peshën e saktë, më vjen turp”, ka shpjeguar ajo.
@beberexha Honest update.
Siç thotë ajo, vitin e fundit nuk ka publikuar në rrjetet sociale siç do të bënte ndryshe, pikërisht për këtë arsye.
Pavarësisht kësaj, këngëtarja duket se po përpiqet ta dojë trupin e saj, pasi gjatë gjithë vitit ka treguar me krenari papërsosmëritë si barku dhe strijat në trup.
Videoja e saj u shikua nga 1.4 milion njerëz dhe ajo i kënaqi fansat me ndershmërinë e saj.
“Ky është ndoshta postimi më real i një personi të famshëm që kam parë ndonjëherë”, ka shkruar një nga shoqëruesit. Fansat i dhanë shumë komplimente dhe e falënderuan për ndershmërinë dhe cenueshmërinë që tregoi./FrontOnline/