Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive që nga fillimi i vitit 2022.
Ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, gjersa edhe paraqitjet në rrjetet sociale i ka pasur të pakta.
Megjithatë, së fundmi Rexha paralajmëroi fansat se ka qëndruar në studio për muaj të tërë duke incizuar këngë për albumin e saj të radhës.
Ajo njëherësh ka shijuar edhe pak pushime me të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari.