Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, gjatë këtyre ditëve ka vizituar trojet shqiptare.
Ajo fillimisht erdhi në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival, e më pas vizitoi Shqipërinë dhe u rikthye në Dibër pas 12 vitesh.
Ylli i famshëm së fundmi publikoi një video në rrjete sociale, ku shfaqet me Monika Kryemadhin dhe miq të tjerë.
Krijuesja e hitit “Chase it” shihet duke performuar live dhe tashmë e ka zbuluar se është një admiruese e muzikës së operave.
34-vjeçarja gjithashtu e ka theksuar se që e vogël e kishte dashur sopranon Inva Mula.
“Kur isha e vogël, ulesha në dhomën time dhe këndoja krahas Inva Mulës dhe Renee Fleming. Muzika klasike rezonante thellësisht në mua, si asnjë muzikë tjetër”, u shpreh ajo.
Biondja shtoi: “Unë nuk pretendoj të jem këngëtare opere, thjesht një adhuruese e pasionuar e operës”.