Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të jetë sivjet pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022.
Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që sivjet mbahet në “Prudential Center” të New Yerseyt, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e sivjetme në ngjarjen e madhe.
Bebe Rexha përndryshe është fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.
32-vjeçarja përndryshe të premten publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in botëror, David Guetta, të titulluar “I’m good (Blue)”.
Kënga vjen si remiks i këngës origjinale të kënduar nga Eiffel 65 dhe tashmë është ngjitur lart në shumë prej top-listave ndërkombëtare të muzikës.