Javë më parë Beatrix Ramosaj publikoi një video ku në të tha se që pas daljes nga Big Brother VIP është bullizuar shumë në rrjete sociale.
Këngëtarja e prekur tej mase, ka kërkuar që njerëzit të ndalojnë së shkruari me komente nga më të ndryshmet.
Por, ditën e sotme, Ramosaj ka vendosur të tregohet më e ashpër me një nga fansat e moderatores Bora Zemanit.
Personi në fjalë të cilës Beatrix ia ka zbuluar edhe identitetin, i shkruan vazhdimisht këngëtares, dhe kjo e fundit ka vendosur që ta hedh në gjyq për fjalët fyese ndaj saj.
Beatrix ka shkruar se zgjohet pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla.
“Shpresoj që Zoti t’ja pastrojë zemren dhe mllefin që ka, sepse duke shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjellë mesazh të mirë te familja juaj. E nëse dikush do ndjeki çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur”, ka shkruar Beatrix Ramosaj, derisa ka publikuar të gjitha mesazhet që personi në fjalë i ka shkruar këtë periudhë.