Trixa si duket është duke punuar për projektin e saj të radhës.
Projekti i saj i radhës do të jetë bashkëpunim.
Kësaj radhe ajo ka bashkuar forcat me tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj, kështu duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.
Këtë e la të nënkuptohej Albëria me një fotografi që postoi në ‘InstaStory’, ku ishte në një studio muzikore, teksa ka etiketuar Beatrixën.
“Vjen shumë shpejt”, shkroi Albëria në mbishkrimin e fotografisë, e cila më vonë u ripostua edhe nga Trixa.