Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe modeli Kledi Hysa kanë shijuar së bashku një darkë romantike në shtëpinë e Big Brother VIP.
Kledi si banori i preferuar i javës ka pasur mundësinë të zgjedhë një femër për të drekuar me të dhe zgjidhja e tij ka qenë këngëtarja Ramosaj.
Pjesë e tavolinës së tyre ka qenë edhe aktori Donald Veshaj, i cili ka realizuar me ta një lojë, duke parashtruar pyetje së cilave ata duhej t’iu përgjigjeshin me “E kam bërë” ose “S’e kam bërë”.
Në një prej pyetjeve, Kledi dhe Beatrix janë pyetur për konsumimin e drogës së llojit marihuanë, ku kjo e fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Beatrix thotë se marihuanën e ka pirë dhe e pinë kur shkon në Holandë, pasi përdorimi isaj në doza të limituara është i ligjshëm në këtë shtet.
“E kam provuar, si mund të mos e provoj një njeri që ka lindur në Holandë. Kur shkoj te daja edhe tani, e pi gjithmonë”, ka qenë përgjigja e saj.
Përndryshe, Beatrix dhe familja e saj kanë jetuar për një kohë të gjatë në Holandë dhe më pas janë zhvendosur në Shqipëri.