Teksa të premtën do të mbahej darka e banorëve dhe ish banorëve në BBV, ishte Trixa ajo e cila në momentin e fundit nuk morri pjesë.
Trixa ishte prekur nga një batutë e zhvilluar në shtëpi nga disa musafir special ku përmenden Bora Zemanin.
Donaldi ishte ai i cili u prek shumë dhe nuk e besonte që ajo batutë ka ndikuar për Trixën.
Pas asaj u aludua shumë që Beatrix Ramosaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe se ka udhëtuar jashtë vendit.
Që nga ai moment Trixa nuk e ka bërë asnjë postim në Instagramin e saj.
Por derisa kushërira e saj ka postuar një foto në profilin e saj, lihet të kuptohet vendi ku Trixa ka shkuar.
Një tatuazh në krah që është i njëjtë me atë të Trixës, u kap në foton e Anxhelinës.
Si duket vajzat janë duke i kaluar pushimet në Dubai.
Ndërkohë në anë tjetër po flitet shumë që nesër për “Shën Valentin”, Beatrixa do ta befasojë Donaldin.