Beatrix po tregon ndjeshmërinë e saj edhe brenda shtëpisë së BBV.
Këngëtarja kosovare që kur u bë pjesë e BBV ka përjetuar emocione të ndryshme brenda shtëpisë së famshme.
Ajo pëlqehet për zemrën e saj të butë dhe sjelljen e mirë që ka me të tjerët.
Beatrix po e përjeton rëndë nominimin e Dagz me të cilin është mjaft e lidhur shoqërisht.
Madje ajo është deklaruar se nëse Dagz del do të dalë edhe ajo.
Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe mbrëmë me Einxhel teksa po shijonin një darkë festive.
Duke vallëzuar së bashku, Beatrix e përlotur shprehu se nuk e imagjinonte dot shtëpinë pa prezencën e Dagzit.
Einxhel u përpoq ta ngushëllonte duke i thënë se pasi të dalin jashtë kanë shumë plane për ti realizuar së bashku.