Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ditë më parë bëri një reagim në rrjetet sociale, mbi talljet që ka duruar të bëra në drejtim të saj.
Përmes një videoje të sinqertë, Ramosaj mes lotësh ka treguar se që nga dalja nga Big Brother VIP, është përballur me bullizëm dhe tallje të shumta si në rrugë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Pasi publikoi këtë video, ajo arriti të marrë mbështetje të madhe nga fansat por edhe fytyrat publike, të cilët përmes mesazheve iu gjenden pranë në këtë periudhë të vështirë emocionale.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë. #stopbulling ♬ original sound”
Dhe duke parë fenomenin në rritje të bullizmit, Beatrix duket se ka gjetur një mënyrë që t’i kontribuojë luftimit të kësaj dukurie.
Ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që t’i shkruajnë në adresë të saj të gjitha historitë e tyre të bullizmit, në mënyrë që pasi t’ publikojë ato, të ndihmojë të tjerët që mund të jenë në një gjendje talljeje në këto momente.
“Hey miq virtualë. Sot do të doja t’ju ndihmoja pak më shumë! Përulësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar? Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për të mësuar! E juaja, Trixa”, ka shkruar Beatrix Ramosaj në InstaStory.